Bekteshi-Filipoviq: Në procesin e reformave, Maqedonia shpesh ka marrë shembuj pozitivë nga Kroacia

Maqedonia

Bekteshi-Filipoviq: Në procesin e reformave, Maqedonia shpesh ka marrë shembuj pozitivë nga Kroacia

Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:10
Foto nga takimi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka zhvilluar sot një takim dypalësh me ministrin e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kroacisë, Davor Filipoviq, në kuadër të takimit Ministror të Partneritetit për Energji Transatlantike dhe Ndryshimet Klimatike (P-TECC), i cili mbahet në Zagreb.

Në takim, ministrat diskutuan për bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve dhe mundësinë e rritjes së tij në të ardhmen.

Temë e bisedës ishin masat e marra nga të dy vendet në përballjen e krizës energjetike dhe të çmimeve me të cilën po përballet i gjithë kontinenti evropian, si dhe investimet në burimet e rinovueshme të energjisë.

Ministri Bekteshi tha se në procesin e transformimit të sistemit energjetik në Maqedoninë e Veriut, që po ndodh aktualisht, ne e shohim Kroacinë si një vend nga i cili mund të shfrytëzojmë përvojat në fushën e ruajtjes së energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë. Ligji për Infrastrukturën për energjinë e gjelbër si dhe përvojat që kanë në themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat