Kovaçevski: Për postimet e mia në rrjetet sociale nuk është shpenzuar asnjë denar nga buxheti shtetëror

Maqedonia

Kovaçevski: Për postimet e mia në rrjetet sociale nuk është shpenzuar asnjë denar nga buxheti shtetëror

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 19:29
Dimitar Kovaçevski

Asnjë denar i shpenzuar për komunikimin në profilin tim në rrjetet sociale nuk është nga mjetet buxhetore, e as ndonjë punonjës në Sektorin për komunikime të Qeverisë nuk është angazhuar jashtë orarit për të punuar në atë komunikim, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së një gazetari për shpenzimet për postimet në profilet e tij në rrjetet sociale.

“Mjetet buxhetore nuk janë shfrytëzuar për këtë, por duke qenë se bëhet fjalë për zbatimin e politikave socialdemokrate, kjo bëhet në kuadër të ekipit tim që është jashtë Qeverisë, ndërsa punonjësit në Sektorin për komunikime që punojnë në përgatitjen apo përpunimin e videove nuk kanë asnjë një orë të vetme jashtë orarit. Ajo që bëhet si komunikim është brenda orarit të punës, tha Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai thekson se transparenca është e rëndësishme dhe në këtë rast gjithçka është transparente në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar se çfarë po bëjnë të zgjedhurit dhe të emëruarit në lidhje me çështjet që i prekin dhe zgjedhja është nëse do të bëhet përmes billbordeve, kumtesave ose videove dhe disa prezantime të tjera multimediale në mediat sociale.

“Nëse qytetarët nuk duan një mënyrë të tillë të komunikimit, sigurisht që do ta shprehin në momentin kur do të kenë mundësi, ndërsa kjo është gjatë zgjedhjeve”, tha Kovaçevski, duke shtuar se i gjithë komunikimi përmes rrjeteve sociale është i paguar dhe për këtë ka të dhëna në dispozicion.

Laboratori i reporterëve hulumtues (IRL) raportoi se në 100 ditët e fundit për postimet e sponsorizuara në rrjetet sociale, profili i kryeministrit Dimitar Kovaçevski ka shpenzuar 26 mijë euro, ndërsa për postimet e tyre ekipi PR i qeverisë punon në dy ndërrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat