Arresohet një burrë dhe një grua nga Shkupi, kanë blerë dhe mbajtur një pistoletë automatike

Maqedonia

Arresohet një burrë dhe një grua nga Shkupi, kanë blerë dhe mbajtur një pistoletë automatike

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Veles ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një burri dhe një gruaje nga Shkupi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 2. me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Më 23 shkurt, për shumën prej 1.500 euro, i dyshuari në Prilep ka blerë një armë automatike e cila u ndalohet qytetarëve – pistoletë e markës “Scorpion” me kornizë të vetme pa fishekë. Ai ia ka dhënë të dyshuarit që ia ka futur në çantën e shpinës dhe me motoçikletë janë nisur për në Shkup.

Ata janë ndaluar nga punonjësit e policisë në autostradën Veles-Gradsko dhe gjatë kontrollit kanë zbuluar dhe marrë armën që qytetarët nuk mund ta posedojnë me leje.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Veles propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, sepse ka vlerësuar se ekziston rreziku që të ikin, të tentojnë të ndikojnë tek ekspertët ose të përsërisin krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat