Formohet lëndë për “bombat” e “Boki 13”

Maqedonia

Formohet lëndë për “bombat” e “Boki 13”

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 20:11
“Boki 13”

Kryetari i Prokurorisë Themelore Publike për Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, ka formuar lëndë, e cila tashmë i është shpërndarë prokurorit publik, për ta dëgjuar dhe parë provat materiale që posedon Bojan Jovanovski “Boki 13”.

Ata theksojnë se marrja në pyetje nuk mund të bëhet nga kryetari i prokurorisë Abazi.

Njësoj, siç ka kërkuar “Boki 13”, sepse sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, atë e bëjnë prokurorët e zgjedhur.

Përndryshe, “Boki 13” dy ditë më parë ka dërguar një letër publike ku kërkon takim me Islam Abazin, në prani të avokatëve të tij Vlladimir Tufegxhiq dhe Sashko Dukovski, për të dorëzuar dëshmi për krimet e kryera nga strukturat e larta shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat