MPB Maqedoni: Alarmet e sotme për bomba në shkolla ishin të rrejshme

Maqedonia

MPB Maqedoni: Alarmet e sotme për bomba në shkolla ishin të rrejshme

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Alarmet e sotme për bomba në 18 shkolla në Shkup dhe një në Prilep janë të rreme, njoftoi MPB-ja pas kontrolleve të bëra.

Menjëherë pasi ishin pranuar denoncimet, nga nëpunësit e policisë janë marrë masa dhe aktivitete adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.

Në adresat elektronike në 18 shkolla në Shkup dhe një në Prilep sot ishin dërguar kërcënime për kurdisje të mjeteve shpërthyese.

Gjatë ditëve të kaluara çdo ditë ka alarme të reja për bomba në shkolla.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi dje se drejtorëve të shkollave u është dërguar letër që kur marrin kërcënime për kurdisje të mjeteve shpërthyese, mësimin ta vazhdojnë online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat