Vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë së RMV-së

Maqedonia

Vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë së RMV-së

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 22:57
Kuvendi

Kuvendi sonte vazhdoi me debatin për zgjedhje të anëtarëve të rinj të Qeverisë.

Ministra të rinj, propozuar nga Qeveria janë Krenar Lloga për Drejtësi, Fatmir Mexhiti për Shëndetësi, Azir Aliu për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Kaja Shkuova për ministre të Mjedisit Jetësor.

“Për zgjedhje të anëtarëve të Qeverisë diskutimi është i përbashkët, ndërsa votimi është individual”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Paraprakisht sot, në suaza të mbledhjes së 104-t për rikonstruimin qeveritar, Kuvendi i shkarkoi ministrat nga Alternativa – të Shëndetësisë, Bekim Sali, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, dhe ministrin pa resor për diasporë, Xhemail Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat