Mariçiq: Të mos rezultojë se personat që sulmuan Pendikovin të jenë anëtarë të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Mariçiq: Të mos rezultojë se personat që sulmuan Pendikovin të jenë anëtarë të OBRM-PDUKM-së

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 17:13
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka folur sot për rastin me sekretarin e klubit bullgar “Car Borisi Tretë”, Hristijan Pendikov.

Ai, siç theksoi, ishte aktivist i partisë opozitare OBRM-PDUKM, gjë që siç thotë ai e tregojnë fotografitë dhe deklaratat publike.

“Të mos harrojmë se Pendikov ishte aktivist i OBRM-PDUKM-së. Kemi deklarata dhe fotografi nga ai, gjatë protestave tuaja kur thuhej se po e shpëtonit Maqedoninë në vitin 2017. Thjesht shpëtuat veten. Mos të rezultojë se sulmuesit janë anëtarë të OBRM-PDUKM-së, si Pendikov.

Ne duhet të përgjigjemi se kush do të bëjë incidente dhe kush do të shkaktjojë trazira. Ne gjithmonë i kemi rezistuar të gjitha provokimeve këtu”, tha Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat