Mickoski për sistemin shëndetësor: Punojnë drejtorë të paaftë nga BDI dhe LSDM

Maqedonia

Mickoski për sistemin shëndetësor: Punojnë drejtorë të paaftë nga BDI dhe LSDM

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 15:05
Hristijan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së kritikoi vonesat e pagave për punonjësit shëndetësor dhe çrregullimet në Fondin për Sigurim Shëndetësor.

Mickoski tha se këto probleme vijnë si pasojë e kuadrove të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët ai i quajti të paaftë.

“Punonjësit shëndetësorë, që duhet të kujdesen për shëndetin e qytetarëve, nuk marrin pagë me rregull. Ky është fakti i parë, fakti i dytë është që shihet se diçka nuk është në rregull me Fondin për Sigurime Shëndetësore, respektivisht se Fondi nuk ka qasje në të dhënat e të siguruarve.

Atje punojnë drejtorë të paaftë që askush nuk i ftoi në përgjegjësi, edhe nga BDI edhe nga LSDM, janë të mbrojtur”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat