“Mijallkov mund të shpëtojë nga dënimi”, Bubevski: Ekziston frikë se lënda “titanik 2” mund të vjetërsohet

Maqedonia

“Mijallkov mund të shpëtojë nga dënimi”, Bubevski: Ekziston frikë se lënda “titanik 2” mund të vjetërsohet

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 17:36
Gavril Bubevski

Prokurori publik Gavril Bubevski thotë se ekziston frikë se lënda “Titanik 2” të vjetërsohet dhe ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov të shpëtojë nga dënimi.

Në një intervistë për REL Bubeski u shpreh optimist që mos të vjetërsohen të paktën rastet “Target-fortesa” dhe “Thesari”

“Në lidhje me lenden “Titanik 2”, ekziston frikë më e madhe për vjetërsim, sa i përket vetëm të akuzuarit Sasho Mijalkov, në raport me të akuzuarit e tjerë nuk ekziston rreziku i vjetërsimit të veprimeve të tyre.

Sa i përket Mijallkovit, ekziston një rrezik i tillë, siç thatë ju, është prilli. Por aktgjykimi është përgatitur nga gjykata themelore në një kohë të shpejtë, kështu që mendoj dhe pres që edhe në këtë rast të ketë vendim në afatin e paraparë parashkrimi për të akuzuarit”, tha Gavril Bubevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat