Gjykata Penale: Akuzat e “Boki 13” janë të pabaza dhe manipulim i opinionit

Maqedonia

Gjykata Penale: Akuzat e “Boki 13” janë të pabaza dhe manipulim i opinionit

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 14:36
Gjykata Penale

Gjykata Themelore Penale Shkup i vlerëson si të pabaza akuzat e sotme të të dënuarit Bojan Jovanovski. Sipas gjykatës, “bëhet fjalë për manipulim të publikut, Ligjit për procedurë penale dhe të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë të të dënuarve, dhe në dëm të gjykatës dhe të gjyqtarit të ndjerë Ognen Stavrev”.

“Para së gjithash, është një vendim jo i formës së prerë, ndaj të cilit palët tashmë kanë bërë ankim, i cili duhet të vendoset nga Këshilli Penal. Vendimin konkret e ka marrë gjyqtari Stavrev pasi ka analizuar të gjithë dokumentacionin mjekësor dhe opinionet.

Mirëpo, duke pasur parasysh se për shkaqe shëndetësore, gjyqtari ka shkuar në pushim mjekësor, vendimin me shkrim e ka nënshkruar gjyqtarja e dytë në departament, gjyqtarja Branka Naumoska, duke përdorur praktikën gjyqësore të harmonizuar më parë dhe mendimin juridik të Gjykatës së Lartë të RMV-së”, theksojnë Gjykata Themelore Penale.

Lidhur me mendimet shtesë të dorëzuara nga ekipi juridik i Jovanovskit, nga Gjykata Penale theksojnë se sipas Rregullores së Gjykatës, ato duhet të pranohen në gjykatë, përkundër faktit se janë dorëzuar pas miratimit të vendimit, ato janë paraparë të shqyrtohen nga Këshilli Penal me rastin e marrjes së vendimit pas ankesës dhe vetëm në favor të ankuesit, përkatësisht të dënuarit Jovanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat