Arrestohet një person në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Maqedonia

Arrestohet një person në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

MPB njofton se dje kanë arrestuar një 41-vjeçar për tregti me lëndë narkotike.

“MPB njofton se më 16 shkurt 2023 në ora 17:45 në Shkup, policia nga Sektori për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë në Departamentin e policisë kriminale në MPB dhe nga Njësiti për trafikim të paligjshëm në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar J.S.(41) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marijuanë, disa pako me degë e gjethe të bimës së kanabisit, fara kanabisi dhe një pako me lëndë të zezë të trashë.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat