ASH: E kapëm Mickoskin me duar në mjaltë, kjo është arsyeja e vetme e sulmeve të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

ASH: E kapëm Mickoskin me duar në mjaltë, kjo është arsyeja e vetme e sulmeve të OBRM-PDUKM-së

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:30
Aleanca për Shqiptarët

Shpifjet dhe trillimet e fundit të OBRM-PDUKM-së dhe kreut të saj Hristian Mickoski ndaj ASH-së, nuk kanë asnjë motiv tjetër, pos hakmarrjes, pasi Aleanca për Shqiptarët zbuloi skandalin korruptiv në një tender publik me vlerë prej 12 milionë euro që çon deri te Mickoski, thuhet në reagimin e ASH-së.

“Bëhet fjalë për blerjen abuzive të një sistemi për identifikim biometrik të votuesve që asnjëherë nuk ka funksionuar e që Krenar Lloga, anëtari i KShZ-së i propozuar për Ministër të Drejtësisë, e zbuloi dhe denoncoi në Komisionin Antikorrupsion dhe në organet e drejtësisë.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Revizioni Shtetëror tanimë kanë hapur lëndë për këtë rast korruptiv të partisë së Mickoskit, ndërsa janë informuar edhe ambasadat në vend”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Ata shtojnë se OBRM-PDUKM ka një të kaluar të gjatë kriminogjene dhe korruptive nën udhëheqjen e Gruevskit nga i cili, Mickoski si i mbrojturi i tij në krye të OBRM-PDUKM-së nuk është distancuar asnjëherë, qoftë edhe sa i përket narrativit shovinist apo metodat korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat