MPB: Shqiptohen 59 masa për autobusët që transportojnë nxënës, ndalohet një e mitur

Maqedonia

MPB: Shqiptohen 59 masa për autobusët që transportojnë nxënës, ndalohet një e mitur

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Sot (10.02.2023) në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve.

Gjatë kontrollit është ndaluar një i mitur nga Shkupi, për shkak të shkeljes së nenit 80 të Ligjit për Armët.

Janë konstatuar 59 kundërvajtje në trafik, ndërsa 12 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.

Nga MPB thonë se kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat