Kabineti i Pendarovskit, OBRM-PDUKM-së: Institucione kompetente për blerjen e ilaçeve janë MSH dhe FSSH

Maqedonia

Kabineti i Pendarovskit, OBRM-PDUKM-së: Institucione kompetente për blerjen e ilaçeve janë MSH dhe FSSH

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 19:56
Stevo Pendarovski

Fatkeqësisht, nuk ishte analfabet vetëm deputeti i OBRM-PDUKM-së, por edhe ata që e shkruan njoftimin e asaj partie politike. Nëse në çfarëdo mënyre mund t’i ndihmojmë njerëzit e OBRM-PDUKM-së, po ia bashkëngjisim kërkesën e Shoqatës së Fibrozës Cistike që u takuan me Presidentin në qershor të vitit 2021, në të cilën ata gjithashtu nuk kërkojnë që presidenti të sigurojë ilaçet e nevojshme, sepse ata dinë se institucione kompetente për këtë janë Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, reagojnë nga Kabineti i Presidentit lidhur me qëndrimet e partisë politike OBRM-PDUKM, për kryetarin Stevo Pendarovski, të cilat i referohen premtimeve për prokurimin e ilaçit për fibrozën cistike.

Nga Kabineti i Presidentit theksojnë se në njoftimin nga mbledhja që po e dëgjojmë sërish sot, nuk flitet për premtim për blerjen e ilaçeve, pasi siç theksojnë, për ata që i kuptojnë gjërat, Presidenti nuk është institucioni kompetent për prokurimi i ilaçeve.

“Nuk besojmë se përmbajtja e qartë në dy dokumentet do t’ju ndihmojë të kuptoni se për çfarë bëhet fjalë, sepse qëllimi juaj është i qartë, të diskreditoni kundërshtarin politik dhe kur nuk keni fjalë për fjalë asnjë argument në anën tuaj. Është çnjerëzore të keqpërdoren tragjeditë personale dhe familjare të njerëzve për të marrë pikë politike”, thonë nga Kabineti i Pendarovskit.

Nga atje përsërisin se edhe pse Presidenti nuk është përgjegjës për prokurimin e ilaçeve, ai beson se të gjithë personat e kësaj kategorie të pacientëve duhet të marrin terapinë e nevojshme urgjentisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat