Stoilkovski: Taravari të tregojë se cili është ai faktor ndërkombëtar që i kërkon ASH-së të hyjë në Qeveri

Maqedonia

Stoilkovski: Taravari të tregojë se cili është ai faktor ndërkombëtar që i kërkon ASH-së të hyjë në Qeveri

Më: 17 janar 2023 Në ora: 13:16
Naum Stoilkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së

“Ne po i kërkojmë publikisht Taravarit të thotë se cili është faktori ndërkombëtar që kërkon që Aleanca të hyjë në Qeveri”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve që kërkuan koment nga OBRM-PDUKM për deklaratën e Taravarit ku thotë se faktori ndërkombëtar kërkoi që ai të hynte në Qeveri.

Stoilkovski shtoi se Taravari duhet t’i përgjigjet qartë dhe me zë të lartë opinionit se cili është faktori ndërkombëtar që kërkon hyrjen e Aleancës në Qeveri. E nëse nuk thotë Taravari, do të thotë se ka një arsye tjetër pse dëshiron të hyjë në Qeveri.

“Nëse Taravari hesht dhe nuk e thotë, do të thotë se Taravari nuk është i sinqertë dhe ka arsye tjetër pse dëshiron të hyjë në Qeveri”, ka theksuar Stoilkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat