Vitin e kaluar ka pasur pak dëme nga zjarret në Dibër

Maqedonia

Vitin e kaluar ka pasur pak dëme nga zjarret në Dibër

Më: 10 janar 2023 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Gjatë vitit që kaloi njësia antizjarr në Dibër me sukses realizoi intervenimet e saj me shuarjen e zjarreve. Kjo njësi cila me aktivitetet e saj mbulon komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe një pjesë të komunës Mavrovë Rostushë intervenoi 126 herë, por dëmet materiale nga zjarret vlerëson se janë minimale. Sipas komisarit të kësaj njësie Xhetan Miftaroski, 70 për qind të zjarreve kanë qenë në hapësirë, 20 për qind në objekte banimi dhe objekte të tjera kurse 10 për qind kanë qenë intervenime teknike. “Ishte një vit në të cilin kishim shumë zjarre veçmas në hapësirë. Viteve të fundit ka një rritje të zjarreve në hapësirë sidomos gjatë sezonit veror kur temperaturat në rajonin tonë janë të larta. Për shkak të zjarreve janë dëmtuar viteve të fundit shumë pyje, si në komunën e Dibrës ashtu edhe në komunën Qendër Zhupë”, thotë për gazetën “Koha” komisari Xhenat Miftarovski.

Ai shton se në krahasim me një vit më parë respektivisht me vitin 2021, kur janë regjistruar 128 intervenime në shuarjen e zjarreve, viti që kaloi karakterizohet me dëme materiale minimale.

Sidomos është për të theksuar faktin se në vitin 2021 në hapësirë zjarret kanë qenë prezente në mbi 60 hektar kurse gjatë vitit 2022 në vetëm 7 hektar. 14 zjarrfikësit që janë të punësuar në njësinë antizjarr janë të trajnuar dhe kanë pajisje moderne dhe me sukses kanë kryer punën e tyre gjatë intervenimeve. Sa u takon intervenimeve në objekte ata kryesisht kanë të bëjnë për shkak të zjarreve në oxhaqe. Intervenimet teknike janë intervenime gjatë fatkeqësive në komunikacion por edhe për banesat në ndërtesat shumë katesh ku dyert kanë ngelur të mbyllura dhe është kërkuar intervenime nga banorët nëpërmjet shkallëve të zjarrfikësve për hapjen e dyerve.

Njësia antizjarr në Dibër e cila vazhdon të ketë probleme financiare për shkak të uljes të numrit të zjarrfikësve të cilët rrogat i sigurojnë nga institucionet qëndrore, vazhdon të ketë një përkrahje materiale në kontinuitet nga komuna Dibër por jo edhe nga komunat Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostush, edhe pse edhe atje intervenojnë gjatë zjarreve. Në këtë njësi thonë se disponon me 7 autobote të cilët janë të mjaftueshme për intervenimet.

Gjatë këtij muaji të parë të këtij viti, definitivisht pritet realizimi i projektit për sanimin të objektit të njësisë antizjarr në Dibër. Është një objekt i ndërtuar pas Luftës së Dytë botërore dhe gjatë dekadave të kaluara ka dëmtime. Pritet të bëhet sanimi të çatisë por edhe të ambienteve që i shfrytëzojnë zjarrfikësit por edhe pjesa e parkut vozitës. Me këtë projekt dukshëm do të përmirësohet akomodimi i zjarrfikësve por edhe i hapësirës ku gjenden pajisjet për intervenime. Vitet të fundit dibranët nuk kanë keqpërdorur telefonin për paraqitje të zjarreve. Vite më par ndodhte që shumë shpesh persona të pandërgjegjshëm të bëjnë thirrje të rrejshme për paraqitje të zjarreve. (koha.mk)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat