Kovaçveski – Aggeler: Vazhdon partneriteti i fuqishëm strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve

Maqedonia

Kovaçveski – Aggeler: Vazhdon partneriteti i fuqishëm strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve

Më: 9 janar 2023 Në ora: 18:06
Foto nga takimi

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot kishte takim me ambasadoren e SHBA-ve në vend, Angela Aggeler.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim është vërtetuar partneriteti strategjik mes dy vedneve si dhe mbështetjen e fuqishme në eurointegrime për Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorja e SHBA-ve, Aggeler dha mesazh të qartë se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë partner të sinqertë dhe se do të japin mbështetje për proceset informuese të shtetit me qëllim që të sigurohet jetë më e mirë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp.

Në takim po ashtu i bisedua edhe për hapat konkret që do t’i ndërmerr shteti në luftimin e korrupsionit, ndërsa ambasadorja Aggeler theksoi se ulja e korrupsionit ndikon në zhvilimmin e shtetit në të gjitha sferat.

Sipas Kovaçevskit, gjyqësia dhe prokuroria duhe të funksionojnë në mënyrë të pavarur, kurse rastet korruptive duhet të denoncohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat