9 vite në Maqedoni, nuk i jepet shtetësia, nënës së 3 fëmijëve i mohohen shumë të drejta qytetare

Maqedonia

9 vite në Maqedoni, nuk i jepet shtetësia, nënës së 3 fëmijëve i mohohen shumë të drejta qytetare

Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:15
Kaltrina Xhaferi

Kjo është Kaltrina Xhaferi, nënë e 3 fëmijëve. Ka lindur në Prishtinë, por ka 9 vite e martuar në Shkup. Ndonëse po mbush thuajse një dekadë në Maqedoni, ajo ende nuk ka shtetësi, e bashkë me këtë i mohohet çdo e drejtë që gëzon një qytetar i zakonshëm.

“Kemi kërkuar ndihmë edhe nga funksionarë shtetëror disa prej tyre na kanë thënë se duhet të presim”, tha Kaltrina Xhaferi. Kaltrina shprehet se i ka plotësuar të gjitha kriteret për ta fituar shtetësinë, por nga ana institucionet ende pa një përgjigje.

“Kemi bërë aplikimin për nënshtetësi në harmoni me të gjitha kërkesat ligjore, në vitin 2018, tani e 5 vite nuk kemi marrë asnjë përgjigje konkrete se për çfarë arsye unë nuk pajisem me pasaportë maqedone”, shtoi Xhaferi.

Mungesa e nënshtetësisë së Kaltrinës, familjes Xhaferi ia mohon të drejtat ekonomike nga shteti si dhe lëvizjen e lirë për udhëtime, sepse sipas Kaltrinës, fëmijët nuk mund të udhëtojnë pa nënën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat