LSDM: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, Mickoski do të përjetojë humbje në zgjedhjet e 2024-ës

Maqedonia

LSDM: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, Mickoski do të përjetojë humbje në zgjedhjet e 2024-ës

Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë, ndërsa në zgjedhjet e rregullta të cilët do të mbahen në në vitin 2024, Hristian Mickoski dhe OBRM-PDUKM, do të pësojnë edhe një humbje tjetër. Kështu nga partia në pushtet LSDM, u janë përgjigjur kërkesës së kahmotshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoskit

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Nuk do të ketë, jo sepse LSDM ka frikë nga rezultatet e tyre, por sepse ne kemi synime dhe detyra që kemi marrë përsipër t’i realizojmë deri në afatin e rregullt për zgjedhje”, thonë nga LSDM.

Ndërkaq, nga partia opozitare OBRM-PDUKM, theksojnë se shumica në LSDM kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga OBRM-PDUKM, gjithashtu deklarojnë se Dimitar Kovaçevski dhe Mile Zeçeviq, frikësohen nga zgjedhjet sepse ky do të ishte edhe fundi i karierës së tyre dhe sipas kësaj partie të njejtit po e mbajnë peng Maqedoninë e Veriut.

“Ata e dinë se zgjedhjet e parakohshme do të nënkuptojnë fundin e karrierës së tyre kriminale dhe fillimin e ndryshimeve për një të ardhme më të sigurt për Maqedoninë. Edhe shumica në SDS, anëtarë, ministra dhe një pjesë e deputetëve po kurdisin zgjedhje sepse nuk shohin rrugëdalje nga ngërçi në të cilin e kanë zhytur vendin kryesia e SDS-së, Kovaçevski dhe Zeçeviq”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM, madje akuzojnë drejtpërdrejt kryeministrin Dimitar Kovaçevskin , se përderisa Maqedonia e Veriut po fundoset, Kovaçevski vazhdojnë të dëgjojë urdhëratë nga Zajasi dhe nga Strumica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat