Pendarovski takoi ministrin turk të Energjetikës, bisedohet për memorandum bashkëpunimi për gazifikim

Maqedonia

Pendarovski takoi ministrin turk të Energjetikës, bisedohet për memorandum bashkëpunimi për gazifikim

Më: 4 janar 2023 Në ora: 16:03
Foto nga takimi

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me Fatih Donmez, ministër i Energjetikës dhe Resurseve Natyrore të Republikës së Turqisë, ku, siç informojnë nga Presidenca, është shprehur kënaqësia nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve, të cilat po zhvillohen në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional.

Siç informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, bashkëbiseduesit kanë biseduar për gjendjet dhe sfidat në sferën e energjetikës, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, si dhe për ballafaqimin me pasojat ndaj ekonomive të shteteve, me ç’rast kanë vlerësuar se edhe krahas bashkëpunimit të mirë ekonomik, të dy shtetet duhet ta intensifikojnë edhe bashkëpunimin në planin energjetik, në pajtim me lëvizjet e politikave në korniza botërore dhe evropiane.

Presidenti Pendarovski ka shprehur pritje për finalizimin e memorandumit për bashkëpunim në sferën e energjetikës mes dy shteteve, që do të kontribuojë për rritjen e bashkëpuimit, këmbim të përvojave dhe përkrahje në pjesën e gazifikimit.

Shefi i shtetit ka shprehur falënderim për përkrahjen afatgjate dhe të rëndësishme nga ana e Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat