Alarmet për bomba, padi penale për terrorizëm ndaj 63 vjeçarit nga Tetova

Maqedonia

Alarmet për bomba, padi penale për terrorizëm ndaj 63 vjeçarit nga Tetova

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, sektori për luftë kundër terrorizmit, gjatë ditës së djeshme deri te Prokuroria për ndjekjen e Krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka ngritur padi penale ndaj 63 vjeçarit S.Gj. nga Tetova, i cili dyshohet për kryerjen e veprës “terrorizëm”.

Më 17.12.2022 nga telefoni i tij celular, i denoncuari S.Gj. është lajmëruar në SPB-Dellçevë me ç’rast rrejshëm është prezantuar dhe ka lajmëruar se në më shumë lokacione në qytet ka vendosur bomba.

Zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, kanë kryer kontrollet e duhura dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme, shkruan AlsatM

Pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve të duhura, më 22.12.2022 S.Gj. është privuar nga liria dhe në stacionin policorë të Tetovës me të është zhvilluar një bisedë informative, pas çka i është konfiskuar telefoni dhe dy SIM kartela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat