Lënda e Mijallkovit mund të vjetrohet!

Maqedonia

Lënda e Mijallkovit mund të vjetrohet!

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 15:51
Mijallkovi

Lënda kundër Mijallkovit skadon në prill të vitit 2023 dhe deri atëherë duhet të merret aktgjykimi në Gjykatën Penale, në të kundërtën lënda vjetrohet. Sipas praktikës së mëparshme, vështirë se do të arrihet, por prokurori Gavril Bubevski e shpreson që të mos ketë ankesa. Ai tha se nuk ka rrugë dalje tjetër, të gjithë duhet të presim që gjërat të shkojnë siç duhet.

Ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijallkov, sot është shoqëruar në Gjykatën Penale në Shkup. Tashmë çështja është në procedurë provash dhe sot ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarëve të prokurorisë. Lënda kundër Mijallklovit skadon në prill të vitit 2023 dhe deri atëherë duhet të merret aktgjykimi në Gjykatën Penale, në të kundërtën lënda vjetrohet. Sipas praktikës së mëparshme, vështirë se do të arrihet, por prokurori Gavril Bubevski thotë se shpreson që të mos ketë ankesa.

Ai tha se nuk ka rrugë dalje tjetër, të gjithë duhet të presim që gjërat të shkojnë siç duhet. “Lënda skadon për katër muaj vetëm për të akuzuarin Sasho Mijallkov, sepse veprimet për të cilat ai akuzohet janë deri në pesë vjet burg. Sa i përket të akuzuarve të tjerë lënda mbetet në procedurë për shkak se afati i parashkrimit është shumë më i gjatë. Megjithatë, mund të shihni qartë se gjykata po bën përpjekje që të gjitha këto të realizohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Shpresoj që Gjykata e Apelit të marrë vendimin brenda afatit të caktuar deri në momentin e fillimit të parashkrimit absolut. Si Gjykata e Shkallës së Parë ashtu edhe Gjykata e Apelit”, thotë Bubevski.

Gjykata më 14 dhjetor ka dërguar urdhër për shoqërimin e të akuzuarit për datën 12 dhjetor në vend të datës 22 dhjetor. Gjykata penale mbeti në pretendimin se pavarësisht gabimit në shtyp, fletëdorëzimi në burg titullohej për shoqërimin e akuzuarit në datën 22 dhjetor. Për këtë shkak ka pasur një sërë përleshjesh mes gjykatësit Ognen Stavrev dhe burgut në Strugë.

Ky rast po gjykohet për herë të dytë pasi Gjykata e Apelit e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin Mijallkov u dënua me tre vjet burg. Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së, u dënuan me burgim për komplot për të votuar për kundërshtimet e OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet lokale në Strumicë të vitit 2013. Ata akuzohen për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Vetëm Mijallkov akuzohet për një vepër tjetër – shpërblim për ndikim të paligjshëm, i cili skadon për katër muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat