MPB Maqedoni: Raportimet për mjete shpërthyese janë të rrejshme

Maqedonia

MPB Maqedoni: Raportimet për mjete shpërthyese janë të rrejshme

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 22:02
Ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se raportimet për mjete shpërthyese në 14 shkolla të mesme janë të rrejshme.

“Menjëherë pas raportimeve, janë ndërmarrë masa për evakuim të objekteve dhe më pas janë kontrolluar objektet nga ekipet antiterror”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se njësia antiterror ka konstatuar se bëhet fjalë për raportim të rremë.

Ndryshe, më herët Këshilli për Koordinim i Bashkësisë së Sigurisë – Inteligjencës konstatoi se gjendja e sigurisë është stabile dhe nuk ekzistojnë kërcënime reale për sigurinë e qytetarëve.

“Bashkësia e Sigurisë – Inteligjencës është në komunikim dhe koordinim të përditshëm të ndërsjellë, si me partnerët ndërkombëtarë nga sektori i sigurisë me të cilët punojnë vazhdimisht në shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave në përballjen me kërcënimet hibride”, njoftuan nga Qeveria pas mbledhjes së tretë të Këshillit për Koordinim të Bashkësisë së Sigurisë-Inteligjencës, e kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat