MPB Maqedoni: Denoncimet për mjete shpërthyese të në Shkup dhe Manastir janë të rreme, përfunduan kontrollet

Maqedonia

MPB Maqedoni: Denoncimet për mjete shpërthyese të në Shkup dhe Manastir janë të rreme, përfunduan kontrollet

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 18:45
MPB

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë bërë të gjita kontrollet në lidhje me denoncimet e sotme në shkollat e Shkupit dhe Manastirit si dhe te Aeroporti i Shkupit, Arena Nacionale “Toshe Proevski”, FFM, East Gate Mall dhe në disa hotele dhe bëhet fjalë për raportime të rreme.

Nga MPB theksojnë se pas marrjes së raportimeve, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa për evakuim dhe më pas objektet janë kontrolluar në mënyrë të detajuar nga ekipi anti-terror.

Për shkak të raportimeve për mjet shpërthyes, Konferenca vjetore e Odës Ekonimike në Maqedoninë e Veriut u anulua, ndërsa fjalim ishte paraparë të mbajë edhe kryeministri i vendit.

Raportime sot kishte edhe në disa shkolla dhe hotele, ndërsa gjatë ditës së djeshme kishte gjithsej 49 raportime për të cilat policia i vlerësoi si të rreme pas ndërmarrjes së masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat