Aliti: Angazhohemi që punësimet të jenë sipas meritokracisë dhe të mos ketë punësime partiake

Maqedonia

Aliti: Angazhohemi që punësimet të jenë sipas meritokracisë dhe të mos ketë punësime partiake

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:15
Admirim Aliti.

Ne si pushtet qendror nuk mund të kemi impakt të drejtpërdrejtë në administratë, por me ligjet tona përpiqemi të vendosim mekanizma dhe instrumente që do t’ua lehtësojnë institucioneve të jenë më efikas në sferën e punësimeve të reja. Jemi duke tentuar që mënyra e punësimit të bëhet më transparente dhe të mos ketë mundësi që njeriu i parë i institucionit të punësojë militantë partiakë, deklaroi ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti.

Ministri konsideron se departizimi është një dukuri në shoqërinë tonë dhe se shumica e punësimeve bëhen para zgjedhjeve edhe atë nëpër komuna, shkolla dhe shëndetësi. Kjo, siç tha ai, me ligjet e reja duhet të ndryshohet.

“Shumica në administratën publike janë në arsim, shëndetësi dhe komuna, ku direkt ne si pushtet qendror nuk mund të kemi impakt, por indirekt po, me ligjet tona që kemi si ministri. Konkretisht me Ligjin për punonjësit në Sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativë po tentojmë të vendosim mekanizma dhe instrumente që do t’ua lehtësojnë institucioneve të jenë më efikas në fushën e punësimeve të reja”, deklaroi Aliti.

Sipas ministrit, për të pasur një zgjidhje sistematike në fushën e rekrutimit të punonjësve, qëllimi është që procesi i punësimit të zhvillohet në mënyrë më transparente, pra të mos ketë mundësi që njëriu i parë i institucionit të punësojë militantë partiakë.

“Të gjithë ne si shoqëri duhet të angazhohemi të mos ketë institucione që punësojnë vetëm për parti politike”, u shpreh në fund Aliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat