Jolevski: Presim shumë punë nga kreu i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion

Maqedonia

Jolevski: Presim shumë punë nga kreu i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Presim që Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ta përfundojë punën ashtu siç duhet dhe kreu i ri të marrë të gjitha masat për të funksionuar sipas detyrave dhe përgjegjësive që ka. Ky krim do të ndiqet penalisht, respektivisht do të përfundojnë më shumë lëndë që janë në juridiksionin e asaj prokurorie, deklaroi sonte kryetari i Këshillit të Prokurorëve publikë, Antonio Jolevski, pas shpalljes së rezultateve të votimit për kryetar të ri të PTHP NJKOK-së, sipas të cilit Islam Abazi ka fituar më shumë vota.

Komisioni për zgjedhje pranë PTHP-së njoftoi se më së shumti vota, 66, ka fituar Islam Abazi. I dyti, nga katër kandidatët për nga numri i votave është Ermon Neziri me 64 vota. Desa Paunovska ka marrë 10 vota, ndërsa Vilma Ruskovska 14 vota.

Pas shpalljes së rezultateve, kryetari i Komisionit, Vlatko Gjeorgiev, për Abazin tha se është një person jashtëzakonisht i mirë dhe një profesionist jashtëzakonisht i mirë.

Nga Komisioni thonë se brenda shtatë ditëve, Islam Abazi duhet të emërohet në krye të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas Ligjit, siç theksohet nga Komisioni, katër kandidatët, si dhe zgjedhësit kanë të drejtë të kundërshtojnë rezultatet e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat