Maqedonia

Paraburgimi i fundit pėr tė arrestuarit nė 'Monstra'

Bota Sot | 02.10.2012 10:27
Paraburgimi i fundit për të arrestuarit në

Dėshmitari i mbrojtur pėr rastin Monstra pritet tė japė dėshminė e tij kėtė javė, dhe njė hap i tillė do tė pėrbėnte edhe nisjen zyrtare tė procesit pėr vrasjen e pesėfishtė nė Smillkovcė. Avokati Naser Raufi thotė se rrėfimet e dėshmitarit tė mbrojtur, janė e vetmja mundėsi qė pėrdoren nė proces, pėr shkak se hetuesit deri tani nuk kanė siguruar prova tė mjaftueshme, qė tė mundėsinin ngritjen e akuzės ndaj personave tė arrestuar nė operacionin policor Monstra mė 1 maj tė kėtij viti. “Pėr ‘Monstrėn’ pritet tė japė deklaratė dėshmitari i koduar, ose i rrezikuar, unė sot bisedova me gjykatėsin hetues, ende nuk e di se cilėn ditė do tė japė dėshmitari deklaratėn dhe tjerat prova qė po tė ketė prokuroria t’i prezantojė para avokatėve. Unė prej 12 shtatorit e kam vendimin qė ėshtė caktuar dėshmitari i rrezikuar. Pasi ka mbet vetėm njė muaj qė tė ketė aktakuzė apo jo, mendoj se brenda javės fillojnė hetimet dhe deklarata e dėshmitarit tė rrezikuar. Unė mendoj se nuk do tė ketė aktakuzė dhe mendoj se dėshmitari i rrezikuar ėshtė si rezultat i mungesės sė provave pėr kėtė lėndė. Jam i bindur se tė akuzuarit janė tė pafajshėm. Sipas gjykatėsit hetues, kėtė javė do tė fillojė hetimi pėr kėtė proces”, tha Naser Raufi, avokat. Ndėrkohė, autoritetet vazhduan paraburgimin edhe pėr 30 ditė tė tjera pėr Agim Ismailoviqin, Rami Sejdi dhe Fejzi Hazirin qė ndodhen nė burgun e Manastirit. E njėjta masa vlen edhe pėr dy tė akuzuarit e tjerė nė arrati Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi. Kjo ėshtė masa e 6-tė me radhė e arrestit, dhe e fundit sipas ligjit pėr procedurė penale. Masa e arrestit ‘Paraburgim’ mund tė zgjasė 6 muaj. Nė rast tė mos ngritjes sė akuzės, pėr shkak tė mungesės sė fakteve, kėta persona duhet tė lirohen pas 180 ditėve paraburgim. Nė aksionin policor ‘Monstra’ tė datės 1 maj, policia arrestoi 20 persona, ndėrsa vetėm 5 tė arrestuar: Alil Demirit, Afrim Ismailoviqit, Agim Ismailoviq, Rami Sejdi dhe Fejzi Haziri, u dyshuan pėr veprėn terrorizėm. Pėr kėtė vepėr ngarkohet edhe Haki Haziri, i cili gjithashtu gjendet nė paraburgim qė nga 8 maji.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus