Petrushevski: Nuk kemi nevojë për një PSP të dytë

Maqedonia

Petrushevski: Nuk kemi nevojë për një PSP të dytë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 12:56
Petrushevski: Nuk kemi nevojë për një PSP të dytë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski, në emisionin ClickPlus në TV21, tha se nuk kemi nevojë për një Prokurori të dytë Speciale Publike.

Shteti disponon paratë e qytetarëve, i shpenzon, ka fuqinë vendimmarrëse, aty mund të jetë korrupsioni. Korrupsioni nuk mund të jetë në opozitë”, tha Petrushevski.

Ai shtoi se nëse ka ndonjë anëtar të OBRM-PDUKM-së të akuzuar për korrupsion, ai duhet të dënohet menjëherë.

Petrushevski shtoi se ata besojnë në anëtarët e Antikorrupsionit sepse janë zgjedhur me konsensus, por jo në Prokurorinë Publike sepse personi i parë i PP-së ka qenë partiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat