Mariçiq: Sektori i biznesit të harmonizohet me rregulloret dhe standardet ekonomike të BE-së

Maqedonia

Mariçiq: Sektori i biznesit të harmonizohet me rregulloret dhe standardet ekonomike të BE-së

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 19:51
Bojan Mariçiq

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka marrë pjesë sot në seancën e rregullt të Komisionit për Dialog Publiko-Privat, të cilin e kryesoi zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimet Fatmir Bytyqi, në të cilin shpjegoi procesin e shqyrtimit të përfaqësuesve të Dhomave të Tregtisë dhe rolin e tyre në procesin e negociatave të anëtarësimit me Unionin.

“Pjesëmarrja e Dhomave të Tregtisë në negociatat e anëtarësimit do të jetë vendimtare, sepse me njohuritë dhe përvojën specifike që ka sektori i biznesit, mund të kontribuojë shumë në përmirësimin e politikave dhe përputhshmëri më të shpejtë me rregulloret e BE-së dhe standardet e BE-së, të cilat do kërkojnë burime njerëzore dhe financiare, kapital, por edhe teknologji të re”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.

Mariçiq po ashtu theksoi në takim se para nesh është një proces dinamik në të cilin do të vendosen kërkesat dhe ndryshimet strukturore, të cilat na presin në procesin e anëtarësimit, si dhe pas hyrjes në Bashkimin Evropian.

“Një nga synimet më të rëndësishme të politikës ekonomike në periudhën e ardhshme duhet të jetë forcimi i konkurrencës së ekonomisë në mënyrë që të përmirësohet aftësia e saj për të përballuar presionet e konkurrencës në Bashkimin Evropian”, tha zëvendëskryeministri Mariçiç, duke theksuar se pjesëmarrja i Dhomave të Tregtisë në negociatat e anëtarësimit, do të jetë vendimtar, sepse me njohuritë dhe përvojën specifike që ka sektori i biznesit, ai mund të kontribuojë shumë në përmirësimin e politikave dhe përputhshmëri më të shpejtë me rregulloret e BE-së dhe standardet e BE-së, të cilat do të kërkojnë të dyja kapitalin njerëzor dhe financiar, si dhe teknologjinë e re.

Mariçiq shprehu besimin e tij se së bashku do të arrijmë të kapërcejmë sfidat që na presin në periudhën e ardhshme intensive dhe se procesi i negociatave do të përfundojë me sukses, që do të nënkuptojë anëtarësimin në Union dhe hapjen e një tregu të ri, heqjen e barrierat doganore dhe aksesi në të gjitha fondet e BE-së, duke theksuar se këtë e meritojnë edhe shteti edhe qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat