Në Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet rreth dy orë

Maqedonia

Në Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet rreth dy orë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth dy orë, ndërsa në Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga vendi është 15-30 minuta.

Nga LAMM shtojnë se në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat