Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Qarkullimi në rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare “Bogorodica” pritja për dalje është rreth 20-30 minuta, ndërsa në “Tabanoc” pritja për hyrje është rreth 40-60 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat