Pendarovski uron qytetarët për hapjen e negociatave me BE-në

Maqedonia

Pendarovski uron qytetarët për hapjen e negociatave me BE-në

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 15:11
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, i ka uruar qytetarët e vendit për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE.

Ai në një postim në Facebook shkruan se edhe përkundër sfidave të mëdha, qytetarët e kanë mbështetur përmbushjen e agjendës evropiane të vendit.

“Po fillojmë një fazë të re për integrim politik, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane të kombeve, ku gjuha maqedonase do të jetë një nga gjuhët zyrtare të Unionit. Na pret një punë e vështirë, investim i të gjithë kapaciteteve shoqërore dhe institucionale për fazat e mëtejshme të procesit të negociatave”.

“Faleminderit të gjithëve që ndër vite ishin pjesë e institucioneve që punuan për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe investuan sa më shumë për integrim të suksesshëm evropian. Le të mundësojmë që vlerat evropiane të lirisë, demokracisë, drejtësisë, diversitetit dhe prosperitetit të mbizotërojnë këtu në shtëpi, në atdheun tonë të përbashkët”, ka shkruar Pendarvoski.

Ndryshe, pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë, sot në Bruksel është mbajtur seanca e parë ndërqeveritare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat