Grubi: Në zemër të Evropës po projektojmë ardhmërinë evropiane të vendit

Maqedonia

Grubi: Në zemër të Evropës po projektojmë ardhmërinë evropiane të vendit

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 13:19
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, nga Brukseli ka uruar sot qytetarët e vendit për realizimin e konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me Bashkimin Evropian.

Grubi ka potencuar se kjo arritje është rezultat i vendosmërisë së qytetarëve, i punës për të tejkaluar çdo sfidë për të pasur horizont pa asnjë pengesë drejt procesit të integrimit.

“Sot, erdhi dita kur të gjitha përpjekjet  për të ruajtur orientimin properëndimor të vendit u kurorëzuan me sukses, kur e gjithë qasja jonë konstruktive për të zgjidhur kontestet me fqinjët po sjell ditë më të mira, horizont pa asnjë pengesë drejt qëllimit final të integrimit. Ndodhemi në Bruksel në konferencën e parë ndërqeveritare dhe nga sot po fillojmë të shkruajmë bashkë me qytetarët e vendit kapitullin e ri të progresit dhe zhvillimit, atë të fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Sa e sa sfida kishim para vetes, dukej e pamundur të arrinim cakun, sa e sa ideologji të dezorientimit dhe frikës nga forca regresive deshën të na pengonin në qëllimin tonë të sinqertë, por me vendosmëri, me punë, me përkrahjen e madhe të mbarë Evropës ia dolëm që sot të ulemi në tavolinën e punës në zemër të Evropës për të projektuar ardhmërinë evropiane”, ka thënë Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat