Vijon kërkimi i personit të zhdukur në Halkidiki, MPJ: Aksioni i shpëtimit po zhvillohet me kapacitet të plotë

Maqedonia

Vijon kërkimi i personit të zhdukur në Halkidiki, MPJ: Aksioni i shpëtimit po zhvillohet me kapacitet të plotë

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Ende po vazhdon kërkimi për shtetasin e Maqedonisë i zhdukur në det, në Greqi.

MPJ njofton se aksioni i shpëtimit po zhvillohet me kapacitet të plotë, helikopter dhe anije, si dy ditët e mëparshme.

Në kumtesë theksohet se gjendja shëndetësore e dy shtetasve të cilët dje dhe pardje ishin nxjerrë nga deti është e mirë, ata ndodhen në spital dhe pritet që shpejti të dalin nga spitali.

“Përfaqësitë tona mbesin në kontakte intensive me institucionet kompetente të Greqisë dhe çdo informacion do të transmetohet në kohë. Dëshirojmë t’i falënderojmë Rojet Bregdetare Greke, Forcat Ajrore Greke dhe popullsinë/vullnetarët lokal të përfshirë në kërkim, për përpjekjet dhe sakrificat e tyre”, bëhet e ditur në kumtesën e MPJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat