Qeveria e Maqedonisë nuk i komenton deklaratat e kryeministrit bullgar për kushtëzimet për heqjen e vetos

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë nuk i komenton deklaratat e kryeministrit bullgar për kushtëzimet për heqjen e vetos

Më: 29 maj 2022 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Kryeministri bullgar Kiril Petkov do të mbrojë kërkesat bullgare deri në fund dhe heqja e vetos do të varet nga zgjidhja e një opsioni të përshtatshëm për Bullgarinë, me kushtin që kërkesat e Bullgarisë të jenë pjesë e kornizës negociuese për Maqedoninë.

Këtë informacion e publikoj dje mediumi bullgar “Kapital”, duke përcjellë informacione nga takimi i Petkovit me partnerët e koalicionit.

Çështja e bllokadës së Maqedonisë është bërë pjesë e agjendës së këshillit të koalicionit për shkak të dyshimeve se kryeministri Petkov mund të ndërmarrë hapa i vetëm për zhbllokimin e Maqedonisë në momentin e fundit.

Për këtë deklaratë mediat vendore kanë pyetur qeverinë e Maqedonisë nëse ishin në dijeni të qëndrimeve të Petkovit, se ultimatumet bullgare do të bëhen pjesë e kornizës negociuese.

Nga qeveria e vendit informuan se nuk merren me komentimet e deklaratave mediatike që qarkullojnë në media, sepse përderisa kryeministri bullgar nuk ka dhënë deklaratë personalisht, nuk mund të llogaritet si informacion zyrtarë.

Sipas mediave bullgare, Petkov ndau informacionin në një takim se presidenti francez Macron ishte shumë i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen, por gjithashtu se Petkov dhe Radev ndoshta do të udhëtonin në Paris në fillim të muajit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat