Bedri Ajdari bën thirrje për ndihmë materiale për të vazhduar rastin gjyqësor “Monstra”

Maqedonia

Bedri Ajdari bën thirrje për ndihmë materiale për të vazhduar rastin gjyqësor “Monstra”

Më: 21 prill 2022 Në ora: 17:36
Bedri Ajdari

Familjari i të dënuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari në Facebook ka bërë thirrje për ndihma në mënyrë që të vazhdojë procesi gjyqësor edhe më tej.

Ai thekson se gjykata ka për qëllim ta shpallë vendimin para festës së Bajramit, ndërsa ata si këshill dhe familjarë, kanë vendosur që t’u kundërvihen si e quan ai, talljeve, fyerjeve dhe abuzimeve ligjore e politike.

Bedri Ajdari thekson me iniciativën e disa shoqatave kanë për qëllim shtyrjen e rastit në instancat më të larta dhe për këtë shkak janë të detyruar të, siç e thekson vet Ajdari, të shtrijnë dorën për mjete materiale.

“Edhe pse kaluan dhjetë vite, rasti “MONSTRA” nuk gjeti epilogun e drejtë juridik në RMV. Duke patur parasysh se as institucionet relevante botërore nuk kanë besueshmëri në gjyqësorin e RMV, kemi nevojë t’i drejtohemi gjykatës së pavarur ndërkombëtare, s’bashku të angazhojmë Avokat me përvojë, hetues (Detektiv) me licencë ndërkombëtare nga BE dhe SHBA për ta hetuar rastin në mënyrë profesionale dhe pa hile. Lënda duhet të përgatitet me fakte nga këta ekspert për ta proceduar para gjykatës ndërkombëtare, atje ku nuk do të mund të ndikojë politika maqedonase në vendimmarrjen e drejtë për zbardhjen e rastit”, shkruan Ajdari.

Sipas tij, bardhja e këtij rasti, ka koston e vet, por kjo kosto do ta demaskoj fytyrën shoviniste të politikës sllave dhe gjyqësisë selektive në Maqedoninë e Veriut, duke dëshmuar së shqiptarët nuk janë as terroristë dhe as vrasës të fëmijëve.

Ajdari në fund len edhe numrin kontakt të tij dhe numrin e xhirollogarisë bankare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat