“Postat”: Deri në finalizimin e marrëveshjes greva vazhdon

Maqedonia

“Postat”: Deri në finalizimin e marrëveshjes greva vazhdon

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:14
Punonjësit e Postës

Greva e përgjithshme në postën e Maqedonisë filloi.. Por bashkë me të filluan bisedimet intensive mes sindikatave dhe bordit drejtues të postës, me /ka u arrit një marrëveshje.

Të punësuarit të marrin rritje lineare të pagave në shumën prej 3000 denarëve që e kërkojnë, por për një gjë të tillë, të presin mundësitë financiare të postës. Deri në formalizimin e marrëveshjes, greva e postierëve vazhdon.

Boro Veligdenov, kryetar i sindikatës së postës së Maqedonisë:
“Propozimi i tyre është rritje lineare të pagave fillimisht tek pjesa e procesit teknologjik nga data 1 qershor, ndërsa në pajtueshmëri me mundësitë financiare të kompanisë, për të punësuarit tjerë në administratë të ketë rritje nga 1 gushti. Me këtë sot pas marrjes së ofertës zyrtare dhe do të ulemi bordet e sindikatave, do të përgatisim ofertë dhe nëse pranohet oferta nga bordi drejtues dhe nënshkruhet marrëveshja, atëherë greva do të ndërpritet. Deri atëherë greva po vazhdon. “

Një marrëveshje eventuale do të nënkuptonte rritje të pagave për 1700 postierë e punonjës të sporteleve, ndërkohë që nga muaji gusht rritje do të ketë për rreth 400 punonjësit në pjesën e administratës.

Jani Makraduli, drejtor i sh. a postat e Rmv-së:
“Ne jemi shoqëri aksionare në pronësi të shtetit që vetë fiton dhe kuptohet si aksionerë, qeveria gjithmonë në disa komponentë ndihmon, kështuqë nuk bëhet fjalë vetëm për ndihmë për paga, por edhe lidhur me pagesën e energjisë elektrike dhe të ngjajshme. Ajo që dua të bëj apel fillimisht është që Kuvendi ta sjell ligjin për shërbime postare që është në procedurë kuvendore, me çka ndihmon në të gjithë procesin. Këtu kemi qëndrim të përbashkët, dua të faleminderohem për dialogun me të dy organizatat sindikaliste që ndihmuan në këtë proces të cilin e zgjodhëm pa ndihmës por vetë brenda, në korrniza të kompanisë.”

Makraduli faleminderon punonjësit që në pajtueshmëri me ligjin për shërbime postare, plotësojnë detyrimet ku qytetarët mund të marrin dërgesat nga gjykatat dhe dërgesat e tjera të patjetërsueshme. Ai njoftoi se për ditën e sotme, pavarësisht se në grevë, të gjithë të punësuarit do të marrin mëdytjen e tyre ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat