Pendarovski dhe Gjukanoviq në Tivar: Përurohet pllakata përkujtimore e Vladimirit dhe Kosarës për nder të miqësisë maqedono-malazeze

Maqedonia

Pendarovski dhe Gjukanoviq në Tivar: Përurohet pllakata përkujtimore e Vladimirit dhe Kosarës për nder të miqësisë maqedono-malazeze

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, presidenti Stevo Pendarovski sot në Tivar mori pjesë në ngritjen e pllakës përkujtimore të Vladimirit dhe Kosarës, e cila është punuar në Maqedoninë e Veriut, për nder të miqësisë maqedono-malazeze.

Presidenti Pendarovski theksoi se ngritja e këtij monumenti është simbol i afërsisë dhe lidhjes kulturo-historike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, dhe realizohet me iniciativën e Shoqatës për miqësi maqedono-malazeze dhe shoqatës së malazezëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pllaka përkujton personazhin e princit malazez Vladimir, guximin dhe idealet e tij njerëzore, si dhe legjendën e dashurisë së tij për princeshën maqedonase Kosara, vajzën e Car Samuelit.

Pllaka përkujtimore është punuar nga skulptori maqedonas Tome Axhievski dhe është vendosur në Tivar, ku më së shumti vlerësohet kulti i princit Vladimir, i cili konsiderohet si mbrojtës i qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat