KSI rekomandon heqjen e covid-certifikatave për hyrje në Maqedoni

Maqedonia

KSI rekomandon heqjen e covid-certifikatave për hyrje në Maqedoni

Më: 13 prill 2022 Në ora: 14:43
Zllate Mehmedoviq

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Komisioni ka marrë vendim që të rekomandojë heqjen e detyrimit për certifikatë Covid-19, si kusht për hyrje në Maqedoninë e Veriut.

Mehmedoviq tha se kjo do të vlejë për shtetasit tanë dhe shtetasit e huaj që vizitojnë vendin.

“Kemi vendosur dhe kemi dhënë rekomandim që të hiqet certifikata për hyrje në shtet që kërkohej deri tani, e dini që gjatë muajve të kaluar e kemi hequr certifikatën për dalje nga shteti, tani e heqim edhe certifikatën që kërkohet për hyrje në shtet, pa marrë parasysh nëse janë shtetas tanë apo të huaj”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së.

Ndryshe, në certifikatën Covid-19 përfshihet vaksinimi i personit, testi negativ për Covid-19 ose vërtetimi se së fundmi keni kaluar sëmundjen Covid-19. Rekomandimi duhet të shqyrtohet në Shtabin Kryesorë të Krizës, pas çka Qeveria pritet të merr vendimin përfundimtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat