SHBA shpall non grata edhe ish-kryeministrin Nikola Gruevski

Maqedonia

SHBA shpall non grata edhe ish-kryeministrin Nikola Gruevski

Më: 11 prill 2022 Në ora: 17:04
Gruevski

Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka shpallur non grata diten e sotme edhe ish-kryeministrin Nikola Gruevski.

Nikola Gruevski (Gruevski) është dënuar dhe mbetet i dyshuar në disa çështje korrupsioni, dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe vepra të tjera penale të lidhura me kohën e tij si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri në vitin 2016.

Ai e ka shmangur vazhdimisht arrestimin e vet për dënimin e vitit 2018 nga një gjykatë në Maqedoninë e Veriut për akuza të lidhura me korrupsionin, gjë e cila paraqet një pengesë serioze për llogaridhënien për korrupsionin dhe aktivitetet e lidhura me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut.

Gruevski është pronar dhe drejtues i kompanisë hungareze I.C.I.C. KFT, e cila është e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në Pecel, Hungari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat