KSI rekomandon heqjen e maskave në ambiente të mbyllura

Maqedonia

KSI rekomandon heqjen e maskave në ambiente të mbyllura

Më: 6 prill 2022 Në ora: 13:53
Aleksandar Petliçkovski

Komisioni për Sëmundje Infektive në RMV ka mbajtur mbledhje, në të cilën ka miratuar lehtësim të masave anti-covid, të cilat do t’i dorëzojë në qeveri për miratim.

Nga KSI sot në konferencë për shtyp njoftuan se kanë marrë vendim që të rekomandojnë heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, por me disa përjashtime.

“Nga kjo masë përjashtohen institucionet shëndetësore, shtëpitë për kujdesjen e personave të moshuar, barnatoret dhe automjetet e transportit publik. Për këto katër objekte të mbyllura mbetet detyrimi për mbajtjen e maskave”, tha kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski.

Ai gjithashtu njoftoi se është rekomanduar të hiqet ndjekja epidemiologjike e kontakteve dhe izolimi i tyre.

Këto masa do të dorëzohen në qeveri, e cila duhet të merr vendim përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat