Mariçiq: Luksemburgu është mik i dëshmuar i vendit tonë

Maqedonia

Mariçiq: Luksemburgu është mik i dëshmuar i vendit tonë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 12:09
Mariçiq: Luksemburgu është mik i dëshmuar i vendit tonë

Kemi mbështetje edhe nga Luksemburgu, mik i dëshmuar i vendit tonë dhe mbështetës i eurointegrimeve tona, ka shkruar në Fejsbuk zëvendëskryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq pas takimit të sotëm me ambasadorin jorezident të Dukatit të madh Luksembur, Filipe Donkel.

Në takimin, në të cilin ka marrë pjesë edhe konsulli i nderit të Luksemburgut në shtetin tonë Petar Arsovski, siç thekson Mariçiq, u bë fjalë për shumë tema aktuale.

“Donkel është njohës i mirë i gjendjeve në rajon dhe mik i vendit tonë, i cili beson se fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është në funksion jo vetëm në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, por edhe të BE-së dhe se tani është momentin për këtë. Vlerësuam se vendi ynë i ruan vlerat evropiane dhe se është partner kredibil i Bashkimit Evropian. Kemi folur edhe për avancimin e dukshëm në zbatimin e reformave, që u pajtuam se duhet të respektohet dhe valorizohet me hapjen e negociatave me Luksemburgun.

 Dy vendet mike kemi marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë bilateral, për të cilin me ambasadorin Filipe Donkel i shqyrtuam edhe mundësitë e intensifikimit dhe avancimit në të gjitha nivelet, veçanërisht në pjesën e mbështetjes në realizimin e agjendës reformuese evropiane”, ka shkruar Mariçiq në Fejsbuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat