Bashkia e Shkupit: Pastrohet sasi e madhe mbeturinash nga park-pylli Vodno

Maqedonia

Bashkia e Shkupit: Pastrohet sasi e madhe mbeturinash nga park-pylli Vodno

Më: 19 mars 2022 Në ora: 14:51
Vodno

Bashkia e Shkupit njofton se ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërime” gjatë javës së kaluar pastruan sasi të madhe mbeturinash nga park-pylli Vodno.

“Me përmirësimin e kushteve të motit dhe rritjen e frekuentimit në Vodno shtohet edhe sasia e mbetjeve të hedhura nga vizitorët e pakujdesshëm.

Në kuadër të këtij aksioni të NP “Parqe dhe gjelbërime” grumbulluan katër kamionë të mbushur me mbeturina në stacionin vëzhgues para Vodnos së mesme, kthesa drejt rrugës Qyteti i diellit dhe në parkingun e vogël”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

Ata bëjnë thirrje që qytetarët të kujdesen për natyrën, të hedhin mbeturinat në shportpn më të afërt të mbeturinave dhe ta mirëmbajmë të pastër Vodnon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat