Në Shkup hapen pika për grumbullimin e ndihmave humanitare për Ukrainën

Maqedonia

Në Shkup hapen pika për grumbullimin e ndihmave humanitare për Ukrainën

Më: 12 mars 2022 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Shoqata e ukrainasve “Lesja Ukrainka” dhe Shtabi ndërkombëtar për ndihmë për ukrainasit përmes një komunikate bëjnë thirrje për ndihmë humanitare për Ukrainën.

Pikat e grumbullimit të ndihmave humanitare, siç theksojnë ata, janë hapur në depon e kompanisë “Koding Gorska” në rrugën “Sharplanina” nr. 4 në Gjorce Petrov (çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në 19:00, të shtunën nga ora 10:00 deri në 14:00), dhe në një tendë në sheshin Maqedonia në qendër të qytetit (çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00).

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa disa qytete në Ukrainë janë nën rrethimin rus dhe u mungojnë furnizimet bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat