Maqedoni, vazhdon debati për metodologjinë e re për rritjen e pensioneve

Maqedonia

Maqedoni, vazhdon debati për metodologjinë e re për rritjen e pensioneve

Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jvoana Trençevska sot do të mbajnë takim me pensionistët dhe Partinë e Pensionerëve.

Në mbledhje, siç njoftojnë nga qeveria, vazhdojë dialogu për propozimin për metodologjinë e re për rritjen e pensioneve.

Kujtojmë se dialogut nisi më 18 shkurt kur qeveria mbajti takimin e parë për metodologjinë e re që duhet të ofrohet për rritje të vazhdueshme të pensioneve. Në takim të pranishëm ishin zv.kryeministri Bytyqi, ministrja Trençevska dhe përfaqësues të Lidhjes së Pensionistëve dhe Partisë së Pensionistëve.

“Krijuam metodologji, sistem me të cilin pensionistët do të kenë siguri dhe rritje të pensioneve dhe nuk do të varet nga vullnet i askujt politik ose nëse do të ketë zgjedhje”, tha në shkurt Bytyqi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat