Iseni: Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve funksionon vetëm me tre inspektorë

Maqedonia

Iseni: Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve funksionon vetëm me tre inspektorë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 22:44
Fatmir Iseni

Nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve shprehen të vetëdijshëm për shkeljet që i bëhen Ligjit për Përdorimin e gjuhëve nga shumë institucione, përfshi edhe gjykatat, megjithatë njoftojnë se për momentin disponojnë vetëm me tre inspektor të licencuar të cilët mund të mbikëqyrin institucionet në vend për të konstatuar nëse zbatohet apo jo Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.

Sipas drejtorit të këtij institucioni, Fatmir Iseni në muajin maj edhe tre inspektor të tjerë do të pajisen me licencë për punë, ndërkohë që sipas sistematizimit që ai ka përgatitur nevojiten gjithsejtë 32 inspektorë në katër njësi rajonale.

“Unë personalisht si drejtor kam informacione se në gjykata nuk respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Unë vetëm mund t’ju garantoj se për një periudhë shumë të shkurtër, për shkak se për momentin kemi vetëm tre inspektor të licencuar dhe nuk mund të arrijmë që me tre inspektor të bëjmë mbikëqyrje inspektuese të shumë institucioneve. Në fund të majit do të kemi edhe tre të tjerë dhe besoj se me 6 inspektorë besoj se do ta kemi më lehtë, të jenë më tepër në terren dhe të kontrollojnë më shumë institucione.

Ndërsa në bazë të sistematizimit që kam paraparë unë si drejtor duhet të jenë 32 me katër njësi rajonale, por për momentin kjo po shkon pak më ngadalë, sepse duhet dhe ne të marrim pëlqime nga Ministria e Financave për punësime të reja”, deklaroi Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat