OBRM-PDUKM: Kërkojmë rritjen e pagave në sektorin publik në përputhje me pagën minimale

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kërkojmë rritjen e pagave në sektorin publik në përputhje me pagën minimale

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM ka paralajmëruar se do të ketë ndërhyrje në amendament për Ligjin e pagës minimale për të mos lejuar balancimin apo barazimin e pagave dhe demotivimin e punëtorëve të cilët kanë përgjegjësi dhe vështirësi më të mëdha në punë.

Grupi parlamentar nga OBRM-PDUKM kanë theksuar se do të kërkojnë harmonizimin Marrëveshjeve Kolektive me pagën e re minimale prej 18 mijë denarëve.

Kërkojmë që shumica parlamentare të dalë në ndihmë për kërkesat dhe pagat e punonjësve të kulturës, mësuesve, punonjësve të shëndetësisë.

Por edhe të gjithë punonjësve të tjerë në sektorin publik tu rriten në raport me pagën e re minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat