Dy fëmijë kapen duke vjedhur në një qendër tregtare

Maqedonia

Dy fëmijë kapen duke vjedhur në një qendër tregtare

Më: 14 janar 2022 Në ora: 07:24
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje pas orës 17, policët në një qendër tregtare në rajonin e Gazi Babës kanë kapur dy të mitur nga fshati Haraçinë, menjëherë pasi kishin  kryer dy vjedhje të rënda.

Tek ta janë gjetur gjërat e marra.

“Dy autorët janë sjellë në Stacionin policor Gazi Babë dhe në prani të prindërve të tyre është kryer bisedë nga ana e inspektorëve për delikuencë të të miturve.

Gjërat e marra u janë kthyer të dëmtuarve, ndërsa në koordinim me prokurorin publik për të mitur, pas kompletimit të materialit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat