Kallëzim penal kundër një personi nga Koçani, ka shantazhuar një grua

Maqedonia

Kallëzim penal kundër një personi nga Koçani, ka shantazhuar një grua

Më: 5 janar 2022 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër Z.G. (55) nga Koçani, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “shantazh”.

Në gjysmën e dytë të gushtit 2021, i pandehuri ka blerë fotografi të një gruaje nga një fshat i Koçanit me përmbajtje komprometuese.

Pas së cilës ua ka treguar dy grave të tjera.\

Dhe më pas ka shantazhuar të dëmtuarën që t’i japë 5.000 euro për mospublikimin e fotove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat