I hedh acid në fytyrë ish-gruas, arrestohet Kasneci

Maqedonia

I hedh acid në fytyrë ish-gruas, arrestohet Kasneci

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

I hedh acid në fytyrë ish-bashkëshortes si hakmarrje, arrestohet një 58-vjeçar në Peshkopi.

Burime zyrtare nga policia e Dibrës kanë bërë të ditur se është vënë në pranga 58-vjeçarin Agim Kasneci.

Për shkak të acidit, gruaja ka pësuar dëmtime.

Njoftimi i Policisë së Dibrës:

I hodhi lëndë djegëse (acid) në fytyrë ish-bashkëshortes, vihet në pranga 58-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat